Këshilli i emërimeve në drejtësi pritet që ti nënshtrohet riformatimit të tij dhe brenda 15 nëntorit Këshilli i Lartë Gjyqësorë, Gjykata Kushtetuese dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të dërgojnë emrat që plotësojnë kriteret.
Interesimit të komisionit parlamentar të monitorimit në drejtësi, se çfarë ka bërë KLGj për të përzgjedhur gjyqtarin përfaqësues në KED, kryetarja e KLGj, Llagami u përgjigj se po punojnë të kapina fatet.
Aktualisht nga gjykata e lartë përfaqësues në KED është Ardian Dvorani njëherazi dhe kreu i KED ndërsa ky institucion ndodhet në një fazë të rëndësishme atë të përzgjedhjes së inspektorit të lartë të Drejtësisë.
Ndërsa nga Kushtetuesja anëtare e KED-s është Vitore Tusha dhe nga prokuroria janë Arta Marku dhe Fatjona Memcaj.
E ndërsa ligji parashikon tre kandidat nga gjykata e lartë pyetjes se kur do të plotësohet kjo gjykata, Llagami tha se 8 kandidatë që po verifikohen për tu bërë gjyqtarë nga radhët e jashtë sistemit do të jenë gati në fund të nëntorit.
Ka ndikuar apo jo reforma në drejtësi në uljen e korrupsionit, sipas Llagamit kjo është çështje perceptimi për të cilën institucioni që ajo drejton do të kryej sondazhe.