TIRANË - Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i hap rrugë ngritjes së Inspektorit ta Lartë të Drejtësisë, institucion i ri nga reforma në drejtësi.
Një ditë më parë pasi përfundoi dëshminë e tij në prokurori, kreu i KED-së, Ardian Dvorani, ka drejtuar mbledhjen ku janë intervistuar pesë kandiatët.
Kandidatët e intervistuar në garë për të drejtuar Inspektoratin që do të hetojë veprimtarinë e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë: Artur Metani, Eris Hysi, Joana Asimi Sorraj, Lindita Troja dhe Sokol Stojani.
Pas përfundimit të intervistave, KED vijoi menjëherë vlerësimin dhe bisedimet kolegjiale sipas meritave profesionale, morale dhe organizuese e drejtuese të cilat më pas do të konkludohen në Listën Përfundimtare për Renditjen e Kandidatëve brenda afatit ligjor prej 10 ditësh. Kjo listë do t'i përcillet Parlamentit për të zgjedhur Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.