Këlliçi akuza Veliajt: Inagurim fasadë në Baldushk! Administratori: Rikonstruksioni i plotë i ish-shtëpisë së kulturës peng i një konflikti pronësie

1 Nëntor 2020, 17:04

Më 25 qershor, kryebashkiaku Erion Veliaj inaguroi godinën e re të njësisë administrative në Baldushk.

4 muaj më pas Partia Demokratike akuzon se një nga godinat, pranë njësisë administrative që është ish-shtëpia e Kulturës është rikonstruktuar vetëm në fasadë, edhe pse sipas Këlliçit janë paguar 40 milion lekë në kohë pandemie.

Godina duket e rregullt pavarsisht se ju e shihni fare mirë se pas meje ka mullar me barë, brenda në godinë. Po se çfarë ndodhet brenda godinës do ua tregojmë tani. Do ja u tregojmë se si farsa dhe propaganda është e vetmja gjë që di të bëjë kryemashtruesi i Tiranës. Ka ardhur këtu në mos gaboj në datë 25 apo 26 qershor, ka inaguruar njësinë administrative të Baldushkut dhe këtë godinë që është ish-shtëpia e kulturës së Baldushkut”, shprehet Këlliçi.

Report Tv ishte sot në Baldushk për të mësuar si qëndron e vërteta. Administratori i njësisë së Baldushkut, Besnik Bali  thotë se për godinën që PD denoncon, nuk është bërë asnjë inaugurim, por është lyer vetëm jashtë për të mos prishur fasadën e qendrës së fshatit. Pas rikonstruksionit të plotë të godinës qendron një konflikt pronësie.

Është bërë komplet rikonstruksioni i njësisë administrative,  ndërsa [ër godinën që bëhet llafi është goidnë e veçuar, e bërë prej disa vitesh, është godinë me konflikte dhe për rrjedhojë është bërë ndërhyrje vetëm në fasadë. Të zotët e tokës pretendojnë për tokën e tyre, godina ëstë bërë vertet nga shteti por ende nuk është zgjidhur ky problem. Aryseja pse është rregulluar vetëm në fasadë është se nuk na lejonin të hynim brenda. Nuk lejonin pronarët për ta riparuar. Ata janë në proces gjyqësor”, shprehet administratori.

Tasim Balliçi është një nga dy palët në gjyq për këtë pronë.