Këlliçi dhe FRPD: Pastruam Tiranës, pavarësisht mln euro për inceneratorët ajo është e pisët

25 Tetor 2020, 15:20 | Përditesimi i fundit: 2020-10-25 15:25:03

TIRANË- Në vazhdën e akuzave për inceneratorët, të rinjtë e Forumit Rinor Të Partisë Demokratike, me në krye Belind Këlliçin kanë bërë pastrimin e një pjesë të qytetit në njësinë numër 4 në kryeqytet.

Qëllimi i kësaj, sipas tyre, është për të treguar se pavarësisht e qeveria jep miliona euro inceneratorëve, Tirana vijon të jetë e papastër.

Këlliçi ka ripërsëritur akuzat se pas landfillit të Sharrës qëndrojnë kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj, ministri Arben Ahmetaj, banda e Lushnjes dhe element të Ndraghetës dhe sipas tij transferojnë çdo vit në parajsat fiskale përmes sekserëve të tyre, Mërtirit dhe Zotos plot 11 milionë euro.

"Jemi sot në Njësinë nr 4 në kryqytet, në Tiranë. Kemi ardhur vullnetarisht me të rinjtë e Forumit Rinor, për të bërë në fakt detyrën që duhet të bëjnë Bashkia dhe Qeveria. Edhe pse në një rreze prej 70 kilometrash katrorë, qeveria ka planifikuar dhe po ngre tre inceneratorë të fuqishëm për të djegur plehrat e të gjithë Ballkanit, jo të Shqipërisë. Ju çdo ditë e më shumë po shihni që kryeqyteti dhe Shqipëria është e ndotur.