Këlliçi nga Kombinati për Report TV - Do pranoj rezultatin, kutitë po hapen në mënyrë preferenciale

26 Prill 2021, 11:26 | Përditesimi: 26 Prill 2021, 12:48

Belind Këlliçi, kandidati i PD në zonën e Kombinatit, tha për Report Tv se ai do ta njoh rezultatin që do të dalë nga numërimi i votave. Ai tha se aktualisht PD po njeh rritje në çdo njësi në Tiranë.

"Në 30 kuti që janë hapur jemi kemi rritje, edhe në njësinë 10 është rritur me 30 % dhe PS është ulur me 200 vota, ky është trend edhe për njësitë e tjera. Kam bërë një fushatë korrekte dhe kushdo që ka tentuar të intimidojë qytetarët të blejë vota, unë e kam denoncuar publikisht. Unë të gjithë produktin e fushatë do ta njoh pasi në zonat ku jam unë i dal për zot rezultatit. Aktualisht në Kombinat po numërohen kutitë e bastionit të majtë", tha Këlliçi.

b.ha./Shqiptarja.com