‘Kemi edhe det po ejani në Përmet’, Rama në rrugën Përmet-Çarshovë: Do të zgjerohet oferta turistike, mandati i 3-të do jetë i rilindjes së plotë

7 Prill 2021, 13:06 | Përditesimi: 7 Prill 2021, 13:06

Gjatë vizitës së tij në Përmet kryeministri Edi Rama ka qenë në kantierin e rrugës Përmet –Çarshovë, për të cilën tha se e kanë premtuar dhe tani është në rrugën e realizimit.

“Kantieri i rrugës Përmet –Çarshovë, për një mundësi të re për shijuar mrekullinë e natyrës përmetare”.

Kryeministri shtoi se kantieri i rindërtimit të rrugës Përmet - Kolonjë - Korçë, do të zgjerojë ofertën turistike të Korçës dhe Përmetit e Gjirokastrës. Lidhja e Tepelenës me lumin e Vlorës e daljen në Borsh, Rama tha se do të rrëzojë moton e vjetër të Përmetit "vetëm det nuk kemi" duke e kthyer në “kemi edhe det po ejani në Përmet”.

“Ndërkohë së shpejti jemi në kantierin e rindërtimit të rrugës Përmet - Kolonjë - Korçë, e cila do të zgjerojë ofertën turistike të Korçës dhe Përmetit e Gjirokastrës, teksa lidhja e Tepelenës me lumin e Vlorës e daljen në Borsh, do të rrëzojë moton e vjetër të Përmetit, që thotë "vetëm det nuk kemi"; motoja e re do të jetë, "kemi edhe det po hajdeni në Përmet.

Do jetë një game changer e jashtëzakonshme. Deti bëhet ofertë komplimentare për përmetin. Tani thuhet kemi dhe det po ejani në Përmet", tha Rama.

r.k./Shqiptarja.com