'Kemi ndihmuar në total 3000 persona në nevojë', kreu i Bashkisë Kukës Gjici: Bizneset të marrin leje

27 Prill 2020, 11:36

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici deklaroi sot se po vijon operacioni humanitar për të mbështetur familjet në nevojë dhe se deri tani janë ndihmuar rreth 3 mije familje. Gjici tha se edhe ekipet e patronazhimit gjenden në terren çdo ditë pranë pensionistëve të vetmuar duke iu shërbyer atyre për nevojat që paraqesin. Nisur nga vendimi i qeverisë për hapjen e një kategori biznesesh, Gjici informoi se bizneset duhet të aplikojnë në e-Albania për të marrë lejen dhe se do të ketë ekipe kontrolli për zbatimin e masave për frenimin e përhapjes së COVID-19./a

"Kjo javë që kaloi ishte e ngarkuar me operacionin e shpërndarjes së ndihmave për familjet në nevojë, sigurisht të udhëzuara nga Ministrisë së Shëndetësisë dhe qeverisë. Janë shpërndarë në këtë javë 397 familje. Numri total ka shkuar në rreth 3000. Përveç ndihmave me ushqime pensionistët janë ndihmuar edhe për blerjen e ilaçeve. Ndihmat nuk janë të gjithë, por për ata persona të cilët janë të kategorizuar.