“Kemi një javë pa drita”, qytetari nga Ishmi nuk përmbahet: S’do dërgojmë fëmijët në shkollë

24 Shtator 2020, 10:21 | Përditesimi i fundit: 2020-09-24 12:10:12

“Kemi një javë pa drita”. Ky ishte denoncimi i një telefonuesi nga zona e Ishmit në Durrës në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Zotëria tha se energjia në këto zona mungon prej një jave dhe atyre u janë dëmtuar bizneset ndërsa resortet në atë zonë kanë energji. Ai u bëri thirrje banorëve të zonave aty pranë që të protestojnë duke mos dërguar fëmijët në shkollë.