Basha emocionohet: Ju flas si bir nëne, e baba vajze, gratë s’duhen përdorur për makiazh në politikë

9 Mars 2021, 17:52 | Përditesimi i fundit: 2021-03-09 17:59:56

Kreu i PD Lulzim Basha është emocionuar kur ka folur për gratë në politikë dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili tha se gratë e vendosura në listat e PD janë thjesht për numër.

“Ju keni raportuar se gratë janë dhunuar, si në rastin e kriminelëve Rraja në Fushë Krujë. Ju jeni dëshmitarë se si i ka përdorur gratë. Këtë e them si bir nëne, si baba vajze edhe si bashkëshort. E thashë edhe më 8 mars, por nuk duhet të kujtohemi vetëm më atë datë. Një nga ndryshimet mes një shoqërie të hapur dhe asaj të prapambetur është pabarazia gjinore. Në këtë rast Rama përdor truke. Unë nuk do t’i përdor kurrë si makiazh. Nuk është ky formimi im as si fëmijë, as si bashkëshort dhe as si koleg. Nuk është ky formimi im. Për mua gruaja dhe burri shqiptar duhet të ndihen të barabrtë kudo që ndodhen, në dhomën e ndenjës, ku dhuna po bëhet e patolerueshme për shkak të krizës ekonomik. Tek vendi i punës ku vazhdon diferenca mes pagave pavarësisht letrave. Ndaj gratë në listën time, në listën e Partisë Demorkatike përfaqësojnë këtë raport, me dëshirën e tyre për ndryshim. Nuk i bëjnë makiazh. Gratë përjetojnë dramat më të mëdha, një nënë që largon fëmijët për emigracion, që nuk ka çfarë tu shtrojë, që nuk e sheh dot në sy bashkëshortin, që nuk kujdesen dot as për veten e tyre”, tha Basha.