'Kemi tre muaj e gjysmë pa u paguar te Vllaznia', Shtubina: Shtetit nuk i intereson për pagën time

10 Maj 2020, 14:29 | Përditesimi i fundit: 2020-05-10 16:37:07

Ndriçim Shtubina, futbollisti i Vllaznisë, në një intervistë me gazetarin Besard Jacaj për Report TV tregon vështirësitë e klubit ku ai bën pjesë. Shtubina thotë se prej tre muajsh e gjysmë lojtarët nuk janë paguar. Kjo jo vetëm për shkak të situatës me koronavirusin, por edhe për problemet që ky klub i amdinistruar nga bashkia ka në përgjithësi. Ndër të tjera Shtubina deklaron se shteti duhet të ndërhyjë dhe së bashku me federatën të ndihmojnë futbollin dhe futbollistët.

Ndihma financiare e FSHF me 30 mije lek ne muaj. E keni marrë se Vllaznia është klub që administrohet nga bashkia.

"Kjo situatë nuk ka qenë shumë e mirë jo vetëm për futbollistët, por për çdo qytetar. Përsa i përket pagave e di që federata ka kaluar një pagë minimale. Mbi të gjitha është një ndihmë për çdo futbollist. Është rrespekti për futbollistët. Kjo ndihmë është nga federata."

Me futbollistët që nuk kanë marrë asnjë pagë, pasi luajnë për klubet e administruara nga bashkia, keni folur?

"Unë besoj se çdo futbollist duhet vlerësuar, qoftë në Superligë, kategori të parë apo kategori të dytë. Por gjithsesi nuk jam shumë në dijeni të procedurave, sepse këtu duhet të ndërhyjë shteti në bashkpunim me federatën, që çdo futbollist të marrë atë që takon, e cila është ndihma që ka nevojë çdo qytetar. Gjithsesi nuk e kam kompetencen për të fol se nuk i di procedurat, por federata është munduar për të ndihmuar futbollistët, të cilët e kanë vlerësuar.

Unë besoj se duhet ta zgjidhim dhe shteti ka për të ndërhyrë sepse nga futbolli nuk vje gjë e keqe, nga futbolli vijnë vetëm të mira. Unë jam munduar të stërvitem në mënyrë individuale, por pa i prishur asnjërit punë. Pa prishur rregullat e shtetit, por gjithsesi mund të kem thyer karantinën. Kam bo stërvitje me vllain dhe fëmijët e mi, por nuk beosj të jetë e dëmshme."