Këndi i Ekspertit/ Shkëputja e ligamenteve të gjurit, si dëmtohen dhe si trajtohen

17 Mars 2019, 10:05

Në emisionin “Këndi i Ekspertit” në Report TV, të drejtuar nga gazetarja Valbona Mhilli, në rubrikën “Mjeku im” këtë të javë ka qenë i ftuar Yllson Ibraimllari, mjek ortoped pranë spitalit SALUS. Mjeku ka sqaruar për qytetarët për dëmtimet e ligamenteve të gjurit. Yllson Ibraimllari fillimisht ka sqaruar me detaje se çfarë janë ligamentet e gjurit, si dëmtohen dhe çfarë kujdesi duhet të tregojmë? Ai më pas ka dhënë edhe disa këshilla të vyera për mënyrën e trajtimit të këtyre dëmtieve si dhe çfarë duhet të kenë parasysh personat që pësojnë këtë dëmtim por edhe ata që kanë pasur probleme të vjetra me dëmtime në gju. Në fund eksperti ynë u është përgjigjur pyetje live në Report TV.

Sot do të flasim për dëmtimet e ligamenteve të gjurit. Çfarë janë ligamentet e gjurit, si dëmtohen dhe çfarë kujdesi duhet të tregojmë?

Çfarë janë shkëputjet e ligamenteve dhe përse ndodhin?

Shkëputjet e ligamenteve janë një prej pjesës së traumave që sportive që pëson artikulacioni i gjurit. Ligamentet kryesore të gjurit janë: ligamenti kruciat anterior, ligamenti kruciat posteror, ligamentet kolateral medial dhe ligamentet kolateral lateral. Siç ka edhe raste të rralla të dëmtimit të ligamentit patelar apo të kupës së gjurit. Këto janë më të shpeshtat.

Kohët e fundit, në tërësi, me evolucionin dhe me mënyrën e jetesës që e zgjedhin vetë qytetarët, është parë që ka një rritje të traumave sportive të gjurit, për arsye të shtimit të frekuentimit edhe nga moshat e reja, të traumave sportive, të aktiviteteve sportive, për arsye të rritjes së numrit të aksidenteve që ndodhin, aksidentet automobilistike, të cilat sjellin dëmtime të rënda të gjurit.