Kënetë/ Shembet godina e rrezikshme 3 katëshe pranë vilës ku u shua familja Lala - PAMJET ME DRON

29 Nëntor 2019, 19:21

Ka nisur në Durrës shembja e disa objekteve të rrezikshme të cilat u kthyen në të pabanueshme pas tërmetit të së martës. Një ndër to është edhe kjo vilë që Report Tv e ka filmuar me dron në zonën e ish-kënetës, shumë pranë vilës 4 katëshe ku u shua nën rrënoja familja 8 anëtarëshe, Lala. Vila në fjalë është tre katëshe, ndërsa kati i parë është shkatërruar plotësisht. Shembja bëhet nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. 

  •