“Kënga e grindjes mes jetës dhe vdekjes” nga Zamira Kita dhe Sotiraq Bratko, si një mesazh shprese, ku triumfon jeta

3 Prill 2020, 13:06

Aktorët e Teatrit të Korçës “Andon Zako Çajupi”, Zamira Kita dhe Sotiraq Bratko, interpretojnë “Kënga e grindjes mes jetës dhe vdekjes”, poezi e një autori të panjohur të shekullit XVI e përkthyer nga Petraq Kolevica 30 vite më parë, por që përkon me realitetin e këtyre ditëve, ku mijëra njerëz janë duke luftuar me vdekjen për shkak të virusit corona.