Këngëtari: Ja pse vendosa të jem në Këngën Magjike! 30 pikët ia jap

19 Nëntor 2019, 12:22

Ka eksperimentuar në rryma të ndryshme muzikore, por Gjergj Kaçinari është një nga këngëtarët më të mirë të muzikës rock në vend. Me një look ekstravagant dhe një zë unik, kantautori Gjergj Kaçinari, plotëson profilin e tij artistik edhe me zotërimin e disa instrumenteve si: kitarë, bateri, piano.

Edhe pse ka marrë shumë pak pjesë në festivale muzikore, Gjergj Kaçinari këtë vit është konkurrent në Këngën Magjike, me këngën “Dua”. Ai tregon arsyet pse vendosi të bëhet pjesë e këtij kompeticioni.

Kam qenë gjithmonë në kontakt me këtë festival. Thjesht këtë vit mendova të marr pjesë është një promovim shumë i mirë, Ka shumë pak festivalë apo evente televizive dhe duhen kthyer në rutinë nga çdo artist. çuar deri në fund. Jam shumë pro komerçiales, nuk jam tipi që bëj muzikë dhe asnjeri mos ta marrë vesh që bëj muzikë, çdo metodë promovimi është e vlefshme. Kompromisin nuk e bëj me krijimin, jo me reklamimin e asaj që bëj. Kënga Magjike është prmovues i mirë. Kënga ka 3 vjet që ka qenë gati në aglisht, do vijë edhe me një videoklip.”, shprehet këngëtari.

Në Kënga Magjike Kaçinari nuk vjen vetëm si konkurrent, por edhe si krijues i këngëve të pjesëmarrësve të tjerë, siç është kënga e Kastro Zizos këtë vit.

“Me Kastron ka qenë puna interesante, ishte që në fillim ideja që të ishte diçka ndryshe. Kastro ka ardhur në publik ndryshe, kjo është një nga këngët më të veçanta të këtij festivali, dëgjojmë çdo vit të njëjtën gjë, prandaj Kastros do ia jepja 30 pikë edhe po mos ta kisha bërë unë këngën” thotë ai.