Këngëtarja Mimoza Selimi për Report TV: Në skenë pas 15 vitesh mungesë, falë dashurisë për Vaçe Zelën

3 Gusht 2018, 13:45 | Përditesimi: 3 Gusht 2018, 13:45

Mimoza Selimi, këngëtarja, e cila me zërin e saj të ëmbël bëri për vete publikun shqiptar në fillim të viteve ’90 me serenatat korçare, por edhe me këngë, që kanë lënë gjurmë të thella në kujtesën e njerëzve, si “Eja o engjëll”, “Të pres” “Flas me shiun”, rikthehet për herë të parë në një intervistë për kamerën e “Reporttv” pas largimit të saj 15-vjeçar në Zvicër.

Në këtë rrëfim këngëtarja, që përveçse zërit bëri për vete shumë artdashës edhe me sharmin dhe elegancën e vet, flet për këngën e parë me të cilën është ngjitur në skenë me këngën “E dua vendin tim”. Për mallin që ka për vendin, por edhe për idhullin e saj, të madhen Vaçe Zelën, si këngëtare dhe njeri.

Ngjitja e parë në skenë ka qenë në vitin 1985, kur isha nxënëse në Liceun Artistik “Prenk Jakova” në Shkodër, në Festivalin e Interpretuesve të Këngës. Është një emocion që do më shoqëroi për gjithë jetën time. Kam kënduar këngën “E dua vendin tim” të kompozitorit Agim Prodani, e kënduar nga e madhja e papërsëritshmja, ajo që unë e kam pasur edhe mbetet idhulli im, Vaçe Zela. Ishte një përgjegjësi shumë e madhe, se unë isha nja vajzë e ndrojtur që vija nga Lezha, pavarësisht se prindërit e mi janë me origjinë nga Jugu. Por, babai im ushtarak në atë kohë edhe udhëtonim shumë.

Këngëtarja Mimoza Selimi

Fakti që artistja zgjodhi këtë këngë ishte, sepse ajo e donte shumë Vaçen, ishte ajo që e bëri që fëmijë që të ngjitej në skenë. Që e vogël vinte veshin tek radioja edhe dëgjonte këngët e këngëtares. Për të ishte një përgjegjësi shumë e madhe që të këndonte një këngë nga Vaçe Zela, sepse publiku atë këngë e kishte në veshët e tij me Vaçen e madhe

Por kur kam kënduar këngën edhe më kanë rikthyer në skenë kam thënë, këtu filloi udhëtimi im drejt asaj që unë ëndërroja.

Këngëtarja Mimoza Selim

b.ha./Shqiptarja.com