'Keni nevojë për një qeveri që ju ndihmon', Bashën e zë vapa në Sarandë: E keni bërë si në korrik...

14 Nëntor 2019, 12:45

Kreu i opozitës jashtë parlamentare dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në kuadër të takimeve që ai i ka pagëzuar 'Rrugëtimi për Shqipërinë' është ndalur në qytetin e Sarandës ku është takuar me banorët dhe bizneset.

Basha ka theksuar se për Sarandën kur PD të vijë në pushtet do të fokusohet në rritjen e turzimit si dhe do të punojë për të rritur numrin e studentëve në universitet.

"Zotimi i parë është vendosja e barazisë para ligjit dhe heqja e trarëve të korrupsionit. Korrupsioni nuk luftohet me fjalë por më vepra. Mungesa e shpresës vjen prej mungesës së kësaj qeveri për të ofruar shpresë. Ndryshe nga këta, ne ofrojmë çlirim të biznesit, duke luftuar korrupsionin. Për biznesin e vogël do të ketë vetëm një taksë 0.5 % jo dhjetë taksa dhe eleminimin e taksës Rama për karburantin. Rritja e fuqisë blerëse, do të realizohet duke prezantuar pagën minimale në 300 euro" ka thënë Basha ndër të tjera.

Në bashkëbisedimin me qytetarët e Sarandës Basha ka lëshuar edhe batuta. Nga prania e njerëzve në sallë është krijuar një situatë jo fort e këndshme për kreun e PD i cili ka kërkuar të ndez kondicionerin.

'Ndizni pak kondicionerin. E keni bërë... e keni kthyer në temperatura korriku prapë' ka thënë Basha.

Më pas kreu i PD ka treguar edhe hapat që PD parashikon të marrë për fuqizimin e ekonomisë së Sarandës.