Keni temperaturë dhe dhimbje fyti? Shefi i urgjencës për Report Tv: Ja çfarë duhet të bëni në kushte shtëpie

14 Mars 2020, 16:39

TIRANE-Shefi i urgjencës kombëtare Skënder Brataj shpjegoi për Report tv të gjitha hapat që duhet të ndjekin qytetarët kur kanë simptoma si temperature, dhimbje fyti, vështirësi frymëmarrje dhe disa simptoma të tjera. "Sikur e komunikoi edhe ministria e Shëndetësisë numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 38. Ne në këtë moment po presim për një numër thirrjesh shumë të madh. Ajo që doja të thoja përpara se të jap shifra një mesazh për qytetarët. Të gjithë ata që marrin në telefon 127, le të presin në radhë, pasi brenda disa sekondash ose minutash, do të marrin përgjigje nga 127. Nëse ata që marrin në telefon dhe do ritentojnë ato do të presin sërish në radhë. Do të kalojnë në radhë pas atyre që kanë telefonuar para tyre.

Qytetarët duhet të telefonojnë 127 vetëm nëse kanë vërtetë nevojë.  Përsa i përket personave të infektuar deri në këtë moment janë në gjendje stacionare, nuk ka përkeqësim të tyre.  Duke parë eksperiencën e Kinës dhe Italisë në këto ditë edhe pse u vendosën masa të rrepta në Tiranë dhe Durrës njerëzit janë spostuar drejt qyteteve të tjera ku nuk ishte e ndaluar lëvizja. Ky ishte edhe gabimi që bëri Italia, derisa u shpall zonë e kuqe e gjitha. E njëjta gjë ndodhi edhe në vendin tonë. Numri i të infektuarve normal që do të rritet për arsye të shkaqeve që thamë pak më parë. Ajo që dua të ju them qytetarëve është sesi të veprojnë nëse do të kenë simptoma: