Kërcënimi i Agim Ismailit dhe 2 zyrtarëve të burgjeve/ Gjonaj: Po mbrohen nga Policia e Shtetit dhe struktura e posaçme

27 Dhjetor 2019, 18:15

TIRANE- Pas kërcënimit të drejtorit të burgjeve Agim Ismaili, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar se regjimi 41 Biss do të ofrojë mbrojtje për drejtorët e burgjeve nga kërcënimet nga të dënuarit. Gjatë një takimi me gazetarët  Gjonaj është shprehur se tre zyrtarë të burgjeve, mes tyre dhe Ismaili janë marrë në mbrojtje për shkak të kërcënimeve, dhe tashmë të tre ata ruhen nga Policia e Shtetit dhe struktura e posaçme që është përcaktuar për t'u ngritur nga ligji.

Greta Malaj raporton për Shqiptarja.com se ministjrja ka deklaruar do të ketë një trupë speciale për të mbrojtur drejtuesit e burgjeve. Ministrja është shprehur se duhet investim në një strukturë të posaçme brenda strukturës së Drejtorisë së Burgjeve, për të shmangur mbrojtjen nga policia e cila ka shumë angazhime të tjera.

Mësohet se ministrja është shprehur se task forca anti-korrupsion do të ketë një strukturë të re me koordinatorë anti-korrupsion në 17 agjenci qendrore që nuk varen e Ministria e Drejtësisë, por agjenci ku perceptimi i qytetarëve është  lartë, si tatimet, doganat,kadastra dhe agjencitë e arsimit dhe shëndetësisë.

17 koordinatorët e përzgjedhur do të jenë në nivel zv. drejtorësh. Kjo strukturë e ngritur me urdhër të kryeministrit do të ketë varësi institucionale nga agjencitë ku do të atashohen, ndërkohë që koordinator i anti-korrupsionir do të vazhdojë të jetë ministri i Drejtësisë

Gjonaj tha fokus për 2020 do të jenë qendra e teknologjisë dhe informacionit për drejtësisë, për manaxhimin e çështjeve si për prokurorinë dhe gjykatën. Ajo deklaroi se do të bëhet një marrëveshje me Italinë që të kartelat e të dënuarve të bëhen elektronikisht përmes një sistemi online, ku të regjistrohen hyrjet, daljet si dhe takimet gjatë periudhës së izolimit.