Kërcënimi kibernetik ndaj spitaleve të mbingarkuara nga pandemia

5 Dhjetor 2020, 15:05

Në një kohë kur sistemi shëndëtsore po has vështirësi të mëdha për shkak të tejmbushjes, ato po përballen me një vështirësi tjetër të madhe, shumë prej tyre po bien pre e sulmeve kibernetike. FBI-ja dhe dy agjenci federale paralajmëruan se kriminelët kibernetikë po shtonin përpjekjet për të vjedhur të dhëna dhe për të ndërprerë shërbimet në të gjithë sektorin e kujdesit shëndetësor, pasi në këtë mënyrë ata arrijnë të marrin të dhënat e të sëmurëve dhe nuk i zhbllokojnë ato derisa viktimat të paguajnë një shpërblim.