Kërcënoi me jetë punonjësit e bashkisë Kamëz, arrestohet 61-vjeçari, iu gjet armë në banesë

8 Nëntor 2019, 11:00

KAMËZ-Një 61-vjeçar u arrestua, pasi kërcënoi me jetë punonjësit e bashkisë së Kamzës për shkak të detyrës. I arrestuari është R. S. 61 vjeç banues në Valias i ri, në Kamëz.

Sipas policisë, ai është konfliktuar për shkak të detyrës me punonjësit e Bashkisë Kamëz, të cilët po kryenin punime në një tokë në kufi me tokën e tij dhe gjatë momentit që po futej në banesë i ka kërcënuar për jetë.