Kërcënon Basha: Kjo është dita e fundit kur unë drejtohem me arsye, herën tjetër do të flasë sovrani

2 Qershor 2019, 22:46 | Përditesimi i fundit: 2019-06-03 06:53:59

Lideri demokrat Lulzim Basha rreth orës 22:00 mbylli në selinë e PD-së protestën e shtatë të opozitës joparlamentare kundër qeverisë, duke paralajmëruar se tubimet nuk do të ndalen nëse kryeministri Edi Rama nuk shkon në zgjedhje të parakohshme. Basha paralajmëroi se protesta e radhës do të jetë më e ashpër se çfarë ndodhi sot. "Dëgjoja zërin popullit në protestën e ardhshme", tha lideri demokrat. Kryedemokrati nuk caktoi një datë për tubimin e radhës, por theksoi se kjo është një betejë e popullit që nuk do të ndalet.

"Largohu, ose ndryshe ndjeja zërin popullit në protestën e ardhshme. hapi rrugë votës së lirë. Zgjedhje të lirë dhe të ndershme. lërë sovranin të flasë me votë, ose dëgjoja zërin popullit në protestën e ardhshme. Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa. Zoti ju bekoftë. Kështu të gjithë edhe më të vendosur supë më supë me njëri-tjetrin, ballëlartë, le ta çojmë këtë betejë drejt fitores së popullit.  Mirë u takofshim në protestën e ardhshme", tha Basha duke ju drejtuar simpatizantëve që e shoqëruan në selinë e Partisë Demokratike.

    No videos found.