Presidenti amerikan Donald Trump theu ligjin zgjedhor pas bërjes publike të një telefonate në të cilën ai ushtroi presion ndaj zyrtarëve të zgjedhjeve për të "gjetur" votat e mjaftueshme për të që të mposhte Joe Biden, të cilat ai humbi në nëntor 2020.
Në regjistrimin i cili u bë fillimisht publik nga Washington Post dhe më pas nga të gjitha mediat ndërkombëtare Trump paralajmëron Sekretarin e Shtetit, Brad Raffensperger, se ai mund të ishte penalisht përgjegjës nëse nuk mbështeste pretendimet se mijëra fletëvotime ishin shkatërruar.
