'Kërkesa shumë më e madhe nga ajo që kemi mundësi', flet arkitektja që prodhon maska falas për mjekët në Shqipëri

28 Mars 2020, 14:03

 

Dea Buza është një arkitekte nga Kosova e cila prej një viti punon në Bashkinë e Tiranës. Së bashku me babain e saj në Kosovë, Dea e cila është edhe pedagoge, ka ndërmarrë një nismë për të prodhuar falas me printer 3D maska mbrojtëse për mjekët dhe infermierët që në këto ditë po bëjnë punën thelbësorë në luftën me koronavirusin. Edhe pse me mungesë të theksuar të mjeteve, për 'shqiptarja.com' ajo shprehet se po mundohet me çdo kusht për prodhimin e maskave, të cilat shërbejnë si linjë e dytë mbrojtëse.