Kërkohet shpërngulja e eshtrave të Hasan Prishtinës! Përkujtohet 87-vjetori i ndarjes nga jeta i 'Heroit të Popullit'

14 Gusht 2020, 20:04

Është përkujtuar këtë të premte, 87 vjetori i vdekjes së Hasan Prishtinës, ish kryeministrit të Shqipërisë në 1921. Aktualisht eshtrat e “Heroit të Popullit” ndodhen në qytetin e Kukësit, por kërkohet që ai të prehet në Vushtri të Kosovës, në vendlindjen e tij.

Kryetari i komunës së Vushtrisë, Xhafer Tahiri, së bashku me kryebashkiakun e Kuksit Safet Gjici, gjatë homazheve në varrin e Hasan Prishtines, thanë se po bashkëpunojnë me të gjitha institucionet për lëvizjen e eshtrave, por sipas tyre, do jetë familja ajo që do të vendosë.