Kërkoi më shumë kohë/ Hysi- Hajdarit: Mua gishtin mos ma ngri e mos fol pa edukatë!

22 Tetor 2020, 13:42

Zv. kryetarja e parlamentit, Vasilika Hysi i është përgjigjur ashpër deputetes së opozitës së re, Rudina Hajdari. Kësaj të fundit iu mbarua koha për të diskutuar, por kërkoi më shumë kohë, që nuk iu dha pasi sipas Hysit është në kundërshtim me rregulloren. Mënyrën se si Hajdari e kërkoi kohën shtesë, Hysi e lexoi si mungesë etike.

"Po vijove me mungesë etike do të çoj në komision, mua gishtin mos ma gri dhe mos fol pa edukatë se je zonjë, respekton poziciononin", tha Hysi.