Kërkojnë 13 pagat e prapambetura, naftëtarët e Ballshit i drejtohen krimit Ekonomik: Paguam avokatin për çështjen, na mashtroi

25 Mars 2021, 12:11

FIER- Më shumë se 340 naftëtarë prej vitesh vazhdojnë të mbeten në mes të katër rrugëve përsa i përket 13 pagave të prapambetura.

Vetë naftëtarët janë shprehur se kanë paguar secili nga 5 mijë lekë për të nisur procesin gjyqësor, i cili ende nuk ka filluar, e për këtë ata fajësojë avokatin e ish-Sindikatës, pasi çështja prej tre vitesh nuk është regjistruar në gjykatë.  Pas mbledhjes së te gjithë mandat arkëtimeve, naftëtarët çështjen do ta depozitojnë pranë organeve kompetente.