‘Kërkon të pengojë Reformën në Drejtësi’, Meta i përgjigjet Ramës: S’mund të jetë më e kapur se ç’është!

17 Mars 2021, 12:36 | Përditesimi i fundit: 2021-03-17 12:49:18

Presidenti Ilir Meta u përgjigjet deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili ka thënë se Meta kërkon të pengojë Reformën në Drejtësi. Përgjigjia e Metës lidhur me këtë deklaratë të kryeministrit është se sipas tij Reforma s'mund të jetë më e kapur se ç'është tani.

“Si mund të jetë më e kapur se sa është e kapur reforma në drejtësi si mund të jetë më shumë se kaq, vetëm rasti që përmendëm më parë, a ka një të proceduar(perplasja te FRD). Së dyti ju e shikoni si u katandisën dosjet e Shiakut dhe të Dibrës. Është njësoj si me çështjen e drogës. Të vihen para përgjegjësisë ata që pastrojnë paratë e trafikut të drogës por kapen ata për 2 kg kanabis”, tha Meta.

  •