Kërkuan ndihmë, komuniteti mysliman në Berat pranë romëve, shpërndan 40 pako me ushqime

24 Maj 2020, 15:02

Besimtarët myslimanë ditën e sotme, me rastin e Fiter Bajramit, së bashku me këshillin bashkiat të qarkut, kanë shpërndarë mbi 20 pako me ndihma ushqimore për familjet në nevojë.

Pas një kërkesë nga komuniteti rom këshilli i qarkut Berat si dhe besimtarët mysliman, garuesit e mirësive, kanë mbledhur të ardhura për të shpërndarë me pas ndihma ushqimore si: 4 litra vaj , 4kg oriz, 4pako makarona , 4 kg miell, 4 kg sheqer, 2 kuri salcë e dy pako kripë, qe kapin vlerën e 2.000 lekëve të reja për çdo familje.

Kjo është nisma që komuniteti mysliman në bashkëpunim me këshillin e qarkut Berat kanë ndërmarë për t'ju ardhur sadopak në ndihmë këtyre familjeve rome.

"Përshëndetje, falënderojmë Zotin e Madh, që në komuniteti mysliman, garuesit e mirësive, iu gjetën sot mbi 20 familjeve rome të cilat na bënë një kërkesë duke na thënë se nuk ka kanë ndihmuar dhe jemi me vështirësi. Ne bëmë 40 pako me ushqime dhe çdo familje mori nga dy pako,"-u shpreh njëri nga personat që shpërndau ndihmat.