Koreografi i njohur shqiptar, Ilir Kerni, emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Split në Kroaci

28 Shtator 2019, 16:09 | Përditesimi i fundit: 2019-09-28 16:25:29

Ilir Kerni, një nga artistët më të suksesshëm shqiptar, i cili me pasion ka bërë jetën e skenës, që është nga më të gjatat në botë, është emëruar drejtor i Teatrit Kombëtar Split në Kroaci. Koreografi që ka rreth 30 vjet karrierë jashtë vendit, numëron edhe shumë çmime pafund që konfirmojnë talentin e tij, duke e bërë kështu të vetmin shqiptar, i cili vlerësohet me një pozicion të tillë jashtë vendit.

Për të ky rrugëtim artistik ka qenë një sfidë e vërtetë, e megjithatë i ka kaluar pritshmëritë, duke u bërë kështu frymëzim për shumë balerinë me ëndrra dhe talent, por edhe të tjerë të rinj. Në vitin 2013 Ilir Kerni vendosi të kthehet në Shqipëri, sepse i dhembte Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, i dhembte degradimi i tij. Edhe për një kohë të shkurtër arriti të afroi pranë këtij institucioni emrat më në zë, të baletit edhe operës, shqiptarët që karrierën e tyre e kanë ndërtuar jashtë vendit edhe jo vetëm