Kërpaçi: Letra e katërt e Ramës fasadë! Policia leje 2 orë për protesën, por e vendosin qytetarët

25 Maj 2019, 14:15 | Përditesimi i fundit: 2019-05-25 18:14:07

Pas letrës së katër të kryeministrit Edi Rama ku fton Bashën në dialog, ka ardhur reagimi i parë nga radhët e LSI-së. Është Floida Kërpaçi, ish-deputetja e cila e ftuar në Report Tv i ka konsideruar si një fasadë të radhës nga kreu i qeverisë. Sipas saj, ato letra janë tregues se Rama nuk do të mirën e vendit, por vetëm karriken e tij.

"Një fasadë e radhës, që nuk kërkon të gjejë zgjidhje. Sepse po të kishte dashur të mirë, do ishte larguar nga ajo karrike, nuk do Shqipërinë", u shpreh Kërpaçi. 

Duke u ndalur tek protesta e opozitës, që do të zhvillohet të shtunën pasdite, Kërpaçi ka deklaruar se PD-LSI kanë leje nga policia për të protestuar vetëm dy orë. "Na kanë dhënë leje dy orë për të protestuar, por do të jenë qytetarët ato që do të vendosin se sa do të zgjasë kjo protestë", tha për Report Tv ish-deputetja e LSI. 

Ftesa e kryeministrit Edi Rama për dialog i është drejtuar vetëm kryedemokratit, Lulzim Basha duke përjashtuar nga kjo tryezë, ish-aleaten e tij, Monika Kryemadhi.

    No videos found.