Mario Ademaj, mjek shqiptar në Çikago të SHBA-së në një lidhje me Report Tv përshëndet masat agresive të qeverisë shqiptare për shtetrrethimin, pasi vetëm kështu, sipas tij, mund të parandalohet përhapja e koronavirusit. Ademaj tregon atë që po ndodh në SHBA dhe mënyrën e përballimit, ndërsa rrëfen edhe një mesazh që i ka dërguar kryeministrit Edi Rama 2-3 javë më parë lidhur me koronavirusin.
Si është situata në SHBA?
Situata është si në Shqipëri, pak konfuzion dhe panik, secili shtet po mundohet të ndjekë protokollin sikur e ka deklaruar gjendja e sëmundjeve infektive. Po mundohemi me nivelin e atyre të infektuar që ta përmbajmë shpërndarjen. Sepse rreziku është që të bëhet një virus, që shpërndahet kollaj mes njerëzve edhe te ata që nuk kanë qenë në zona epidemike. Një lloj situate si në Shqipëri si këtu, po mundohemi të japim informacion për të mbajtur publikun jo në panik. Ka edhe shumë lajme që nuk janë korrekte. Po mundohemi ta mbajmë situatën në kontroll.