KËSHILLAT që NUK duhet të humbisni nga mjeku i njohur imunolog: Miti i hudhrës, vitimina C

26 Mars 2020, 14:20

TIRANË - Mjeku imunolog Genc Sulçebe jep këshilla të vlefshme se si të sillemi për të luftuar sa më mirë koronavirusin. Në një lidhje me Skype për Report Tv ai i quan folklorizma përdorimin e qepëve apo hudhrave, ndërkohë që thekson se vitamina C duhet përdorur vetëm nëse ndihemi të sëmur. COVID-19 luftohet më së miri përmes një sistemi të fortë imunitar dhe për këtë kërkohet ushqim i ekuilibruar.  Nuk duhet të mungojnë ushqimet të pasura me proteina siç është mishi.

Ai thotë se shifra prej 174 të prekurve dhe 6 viktimave nuk duhet të na trembë apo të krijojë panik, pasi është një situatë e pritshme. Megjithatë, ai thotë se pritet të ketë ulje të rasteve brenda një muaji, edhe pse e gjitha është një situatë që nuk mund të parashikohet përsakohë virusi është i panjohur.

"Pritet që numri do të rritet, nuk është një rritje eksponenciale. Një pjesë e të sëmurëve, edhe duhet të shtrohen në spital, një pjesë edhe do dalin. Duhet të presim me durim deri kur do të kemi këtë pritje, do të ketë një moment për rritje maksimale, dhe do ketë një moment kur do duhet të presim uljen e numrit. Shpresojmë se do të kemi këtë ulje brenda një muaji, është mendimi im por është e paparashikueshme.

Duhet të dimë dy gjëra të njohura. Ky është një virus i panjohur për sitemtin imunitar të gjithë popullatës njerëzore, popullata të ndryshme reagojnë në mënyra të ndryshme, si reagojnë kinezët, italianët nuk presim të reagojnë edhe shqiptarët. Ne nuk dimë si do shkojë popullata shqiptare, do kuptohet vetëm në fund të epidemisë.

Ata që e kalojnë kanë imunitet të qëndrueshëm dhe nuk sëmurën më. Më tepër se gjysma nuk kanë asnjë shenjë të sëmundjes, janë të shëndosh, është mirë se krijojnë imunitet dhe nuk sëmuren por është rrezik se e përhapin tek persona që sëmurën. 30% mund të kenë simptoma të lehta, dhe vetëm 15% kanë simptoma që kërkon të rrihet në shtrat. Në raste të rënda duhet të kemi ndihmën spitalore. Duhet ndërgjegjësim për të kuptuar këto shkallë të sëmundjes.