Këshilli Bashkiak miraton rindërtimin e 250 banesave të tjera, Veliaj: Do i gjejë Viti i Ri me shtëpi të reja

5 Shtator 2020, 11:14 | Përditesimi i fundit: 2020-09-05 14:41:36

TIRANË- 850 banesa individuale të rrënuara nga tërmeti i 26 Nëntorit në Tiranë do të ringrihen nga e para përmes fondeve të Rindërtimit. Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar 250 kontrata të reja për familjet që mbetën pa strehë nga kjo fatkeqësi natyrore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, siguroi të gjitha këto familje se Viti i Ri do t’i gjejë në shtëpitë e reja.