Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përjashtoi 3 kandidatë, 'kushtetuesja' në udhëkryq

24 Nëntor 2020, 15:48 | Përditesimi: 24 Nëntor 2020, 15:48

Presidenti dhe Parlamenti për të plotësuar vakancat e tyre në gjykatën kushtetuese duhet të përzgjedhin gjyqtarin nga lista me tre gjyqtarë që i propozon Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Është ky përcaktimi kushtetues në nenin 25 të kushtetutës pika 1 „Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Anëtarët përzgjidhen ndërmjet kandidatëve të renditur në tri vendet e para të listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, sipas ligjit‘‘.Kjo klauzolë ligjore reflektohet edhe në ligjin për organizimin e gjykatës kushtetuese neni 7/c pika 4 dhe 5. Në mbledhjen e një dite më parë nga gjashtë kandidat në garë për dy vakanca këshilli i emërimeve në drejtësi konfirmoi për të vazhduar garën kandidatët Altin Binaj dhe Aleksandër Toma. Më herët KED ka konfirmuar edhe kandidaten Sonila Bejtja e cila garon në vakancën e shpallur nga presidenti Ilir Meta. Por përcaktimi kushtetues që kushtëzon jo më pak se 3 emra për çdo vakancë pritet të rindezë debatin për plotësimin e kushtetueses me dy anëtarë brenda vitit 2020. Për kandidatët Zhaklina Peto dhe Eugen Papandile i cili është njëherazi edhe sekretari i përgjithshëm i gjykatës kushtetuese, KED vendosi t‘i refuzojë vazhdimin e garës me argumentin se nuk plotësojnë kushtet ligjore.

b.ha./Shqiptarja.com