Këshilli i Integrimit, Presidenti Meta shkon në këmbë në Pallatin e Kongreseve

9 Qershor 2020, 11:39

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të shkojë në këmbë nga zyra e tij në Presidencë drejt Pallatit të Kongreseve ku zhvillohet mbledhja e Këshillit të Integrimit. Të pranishëm në mbledhje është kryeministri Rama, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Rudina Hajdari, e cila drejton dhe mbledhjen.