Këshilli Kombëtar, Hajdarmataj në Report Tv: Ja pse hoqa dorë, dera e PD-së është e hapur për ata që duan të ikin

16 Dhjetor 2018, 19:24 | Përditesimi i fundit: 2018-12-16 19:57:28

Ish-deputetja e PD, Mimoza Hajdarmataj, ishte një nga personat që hoqi dorë nga lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD. E ftuar në Report Tv, Hajdarmataj sqaroi arsyet e vendimit për të hequr dorë nga gara. “Arsyet e mia për largimin nga gara janë parimore. Unë kam një vit që merrem me një organizatë të Shoqërisë Civile dhe nuk mund të jetë më totalisht partiake. Cdo ligj është pjesë e vendimmarrjes politike, mund të ngjizë edhe te shoqëria civile. Parimisht nuk mund të jem pjesë partiake”.

Ish-deputetja shprehet se Basha ka hapur partinë duke afruar të rinj, por duke bërë edhe rikthime si rasti i Oketës dhe Biberajt. “Nuk pashë asnjë probleme mes listave. Lista ishte gjithëpërfshirëse, tregon se kishte një bonsens për hapjen e partisë. Dera duhet të jetë e hapur qoftë për prurjet e reja, qoftë për ata që duan të ikin. E quaj pozitiv faktin e rikthimit të Oketës dhe Biberajt, është shenjë se ky subjekt është i hapur. Kanë qenë një periudhë zëra kundër, ndërsa tani shikojnë se PD-ja është familja e tyre kryesore”.