Këshilli Kombëtar i PD, zgjidhen sekretarët e partisë

19 Janar 2019, 16:50

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbledhur sot për zgjedhjen e strukturave drejtuese të forcës më të madhe të opozitës shqiptare.

Pasi është kryer votimi dhe janë numëruar votat mësohet nga burime brenda PD së Gazmend Bardhi është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i kësaj force politike me 277 vota.
Sekretar organiztiv është zgjedhur Sahit Dollapi me 258 vota.

Për çeshtjet ligjore Çlirim Gjata me 284 vota.

Për Çeshtje zgjedhore Ivi Kaso, me 221 vota.

Për burimet njerëzore është zgjedhur Ervin Minarolli me 278 vota