Këshilli Politik ngec sërish, çfarë po i ndan palët pas firmosjes së marrëveshjes

17 Qershor 2020, 18:17

Nuk rri në mbledhje që diskutohen tendera". Po për cfarë e ka fjalën konkretisht Rudina Hajdari kur thotë se tashmë është zhvendosur fokusi i diskutimeve tek tenderat? Mesa duket PD nuk është e kënaqur me gjithcka përfitoi nga tryeza zgjedhore.

Pas dakordësisë për të shtrirë identifikimin biometrik në të gjithë territorin, tashmë kërkon të autorizojë KQZ e re për prokurimin e blerjeve të pajisjeve elektronike. Specifikisht përgjegjës për tenderin të jetë nënkomisioneri i cili sipas marrëveshjes së 5 qershorit i takon si propozim ekskluziv opozitës jashtëparlamentare. PS nuk pranon të përfshijë në kodin zgjedhor një nen të tillë, për këtë arsye është kërkuar opinioni i Agjencisë së Prokurimit Publik.