'Këshilli Politik nuk ka fuqi ligjore', Hajdari në Report TV: Do këmbëngul deri në fund për ndryshim sistemi dhe lista të hapura

6 Maj 2020, 23:16

Bashkëkryetarja  e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari në një intervistë në emisionin "Repolitix" në Report TV tha se do të luftojë deri në fund për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe listat e hapura. Hajdari tha se ndryshimi i sistemit mund të kërkojë ndryshime kushtetuese që për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese mund të mos realizohen, por listat e hapura mund të sigurohen me një amentim të thjeshtë në kosin Zgjedhor pa pasur nevojë për ndërhyrje kushtetuese.