Këshilli politik pro opozitës: Jo zgjedhje në verë, periudha zgjedhore në Prill-Maj e Tetor-Nëntor

26 Maj 2020, 12:52

Sipas burimeve për Report TV, Këshilli Politik pranon propozimin e opozitës për ndryshim të periudhës zgjedhore me një muaj nga 3, që është e përcaktuar në ligj dhe zhvendosje të saj në pranverë ose vjeshtë, në mënyrë që të mos ndikohet sezoni turistik. Zgjedhjet do të mbahen në periudhat nga 15 Prill-15 Maj dhe  nga 15 Tetor - 15 Nëntor. Opozita paraqiti në tryezë ndryshimin e periudhave, në mënyrë që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës.

Neni 8 i Kodit  Zgjedhor përcakton se periudhën zgjedhore shkruhet se "Zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 15 marsi deri më 30 qershor ose nga 15 shtatori deri më 30 nëntor. Bëjnë përjashtim nga ky rregull rastet e parashikuara në pikat 3, 4, 5 dhe 6 të nenit 9 të këtij Kodi"

Ndërkohë që Këshilli Politik vendosi që kjo periudhë të ndryshojë duke përcaktuar periudhat 15 Prill-15 Maj dhe  nga 15 Tetor - 15 Nëntor. Ndryshe nga varianti aktual ku Presidenti detyrohet të caktojë datën në një nga 2 të dielat e fundit të periudhës, tani presidenti nuk ka kufizim. Ai mund të dekretojë zgjedhjet në secilën nga të dielat brenda periudhës së re të miratuar.

Dakordësia e krijuar sot në Këshillin Politik për ndryshim të periudhës zgjedhore, u tha më herët edhe nga Damian Gjiknuri në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv ku tha se mazhoranca dhe opozita kanë gjetur dakordësi të shmangin muajt e nxehtë