'Këshilli politik s'do mblidhet më'/ Hajdari: Opozita e ka vetë në dorë, reforma do ecë! Gjiknuri: Do e votojmë dhe pa dakordësinë e tyre po qe nevoja

6 Maj 2020, 14:51 | Përditesimi i fundit: 2020-05-06 14:52:09

TIRANË- Pas disa javësh për shkak të COVID-19, Komisioni i Reformës Zgjedhore është mbledhur ditën e sotme online! 

Burime i thanë Shqiptarja.com se qëllimi i kësaj mbledhjeje ka qenë informimi i anëtarëve të këtij Komisioni mbi ecurinë e Reformës!

Kanë qenë dy bashkëkryetarët, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri, që kanë informuar aëtarët mbi ecurinë e Reformës që nga Krijimi i Këshillit politik, pjesë e së cilës ishte edhe opozita jashtë parlamentare dhe deri në momentin e ndërprerjes së punimeve për shkak të COVID-19. Në përgjigje të deklaratës së kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi e cila tha se Këshilli Politik nuk do të mblidhet më, pasi presin përgjigje nga 5 propozimet që kanë bërë, të dy bashkëkryetarët kanë qenë në të njëjtën linjë! Gjiknuri i ka quajtur kontradiktore, duke thënë se nuk e ka të qartë mesazhin që ka dashur të thotë, megjithatë thekson se kjo se mazhoranca në bashkëpunim me opozitën parlamentare i ka votat dhe po të jetë nevoja do e miratojnë në kuvend pa bashkëpunimin e tyre. Edhe Rudina Hajdari dha se opozita e ka vetë në dorë një gjë të tillë, por edhe ajo theksoi se kjo reformë do të ecë përpara.

Afati i Këtij Komisioni është shtyrë deri më 30 qershor në seancën e 16 prill, për shkak se mbledhja e fundit u zhvillua më 9 mars duke mos mundur dot që reforma të mbyllej më 15 ashtu siç ishte planifikuar. Ndryshe nga Komisionet Parlamentare, ky komision deri më tani nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje online.