'Këshillit Politik u bë me këmbënguljen e ndërkombëtareve', Silva Caka për Report Tv: Opozita gati Zgjedhoren, mazhoranca nuk ka vullnet

8 Maj 2020, 17:36

Opozita e bashkuar është gati për të hedhur hapa për miratimin dhe implementimin e reformës zgjedhore. Kështu ka deklaruar në Report Tv ish- deputetja e LSI, Silva Caka.  Sipas saj, mazhoranca po bën lojëra duke mos u impenjuar për pesë propozimet e opozitës jo parlamentare, ndërsa krijimi i Këshillit Politik është bërë me këmbënguljen e ndërkombëtareve, por që për shkak të kapriçove  të mazhorancës nuk mund të thërrasim vazhdimisht faktorin ndërkombëtar.