“Këta zaptuan pyjet, sekuestruan malet! E grinë popullin!” Revolta qytetarit ndaj politikës

25 Janar 2021, 15:14

Në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” një prej qytetarëve foli shumë i revoltuar për rolin e politikës në 30 vite demokraci. Populli është në hall të madh ka thënë ai, duke u ndalur tek zaptimi sipas tij i të gjithë burimeve natyrore. Me tonë të larta ai deklaroi se populli gjithmonë do vuajë dhe përsëri në politikë do jenë të njëjtët njerëz që e shkatërruan fatin e vendit.