'Këtë sezon s'kemi frikë askënd, s'kufizohemi as për titull!' Donatori i Vllaznisë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë: Lejoni tifozët

23 Shtator 2020, 15:56

16 blerje ka bërë Vllaznia në merkaton e verës, duke u tjetërsuar plotësisht nga sezoni i kaluar kur iu desh të rrezikonte me ‘play-off’ për të qëndruar në Superligë. Sipas donatorit Alban Xhaferri sezonin që do të nisë gjerat do të jenë komplet ndryshe, madje nuk do të ketë limit për skuadrën përsa i përket objektivave.

‘Skuadra është formatuar dhe është bërë e një niveli shumë të lartë. Unë e kam përsërit edhe më parë që nuk kemi frikë asnjë skuadër pavarësisht se çdo rival është për t’u vlerësuar maksimalisht sepse kampionati është i fortë. Ne nuk mund të përjashtojmë asnjë prej objektivave qoftë kampionati, kupa, apo pjesmarrja në Europë,’-deaklroi ai.