'Këtë vit duam titullin', Shkëmbi për ndeshjen me Flamurtarin: Problemi jonë ekipet e vogla

17 Tetor 2019, 16:19

Pas ndërprerjes për ndeshjet e kombëtareve të premten rikthehet Superliga shqiptare me sfidën hapëse të javës së tetë ndërmjet Teutës dhe Flamurtarit. Skuadra durrsake udhëheq kampionatin së bashku me tre skuadra të tjera dhe ndaj vlonjatëve synon vetëm tre pikët. Objektivin e dursakëve për këtë sezon e bëri të qartë para ndeshjes trajneri Bledi Shkëmbi:

"Këtë vit nuk duam ta fshehim kemi dëshirë më shumë për të parë më lart dhe pse jo për të luftuar për titullin."

Më pas Shkëmbi deklaroi se kjo sfidë duhet vlerësuar maksimalisht pavarësisht se Flamurtari renditet e fundit vetëm me 2 pikë.

“Ekipi i Teutës ndër vite problemin më të madhe në momentet delikate e ka me ekipet e ashtëquajtura të vogla.”

Në sinkron me trajnerin për sfidën me Flamurtarin ishte edhe futbollisti Roni Gashi.

“Nuk i trembem sepse kemi mësuar nga viti I kaluar nga gabimet që kemi bërë me ekipet e vogla. Presori na ka thënë se kampionati fitohet ndaj ekipeve të mëdhaja, por ekipet e vogla nuk duhen nënvlerësuar asnjëherë.”

Ndeshja nuk do të luhet në Niko Dovana, porn ë Elbasan Arena pasi stadiumi në Durrës po rikonstruktohet.