Kiev, kërcënoi të hidhte në erë një urë strategjike, arrestohet 42 vjeçari

21 Shtator 2019, 09:36

‘Ishte sulm terrorist’- kështu e justifikoi policia ukrainase operacionin  special kundër një njeriu të armatosur, i cili bllokoi një urë strategjike në Kiev, mbi lumin Dnieper.

Burri i armatosur kërcënoi të hidhte në erë sistemin e metrosë që kalon nëpër urë, duke gjuajtur në ajërNë videon e publikuar nga policia, mund të shihet burri që ecën ngadalë me makinë, pastaj hedh një pushkë nga dritarja, përpara se të shtrihej në tokë dhe të arrestohej.

Operacioni kërkoi impenjimin e rreth 300 forcave policore dhe një makine të blinduar.

Sipas mediave ukrainase, autori i kërcënimit është 42-vjeçari Olexi Belko, një ish ushtar dhe ish-banor i Krimesë, që kishte luftuar kundër forcave pro ruse në lindje të Ukrainës.