Kikia: 2 marsi, demonstrim 'force' që Meta ka në popull

21 Shkurt 2020, 22:59

2 marsi i thirrur nga presidenti Meta dhe deklarata e tij për një "besëlidhje me qytetarët" ka qenë në qendër të vëmendjes ditëve të fundit. Në deklaratën e tij, Meta foli për një besëlidhje, por pa folur për një skenar të qartë. Për gazetarin, Mentor Kikia në "Pa Protokoll" dy marsi do të jetë një demostrim forcë që presidenti ka në popull.

"Nëse e shkarkojnë Metën, do jetë një qytetar i nervozuar. Demostrim të forcës që presidenti ka në popull" tha Kikia.