Kikia: Politika po përplaset mes vedi...E keqja po e gjen vet zgjidhjen

22 Nëntor 2019, 21:47

Analisti Mentor Kikia thotë se me qëndrimet e fundit të Presidentit Ilir Meta, i cili sipas tij e ka humbur qetësinë dhe tashmë ka dalë me karta të hapura duke "valëvitur" flamurin e opozitës, tashmë qartësisht historia po zhvillohet mes dy palëve: Presidencës dhe mazhorancës

"Historia tani ka dy kampe qartësisht të pastër në qëndrimet e tyre. Jemi përpara një beteje, do të shpresoja ta quaja finale, ky politika keqqeverisëse me interesat e qytetarëve shqiptarë, është duke u përplasur mes vetes tani. Është koha ku e keqja po e gjen vet zgjidhjen", tha Kikia i ftuar në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv.