Kim: Jeni në moment kritik, duhet të vendosni nëse vendi do të zotërohet nga krimi e oligarkët, apo njerëzit e thjeshtë

13 Qershor 2022, 20:21

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim ka bërë një apel, duke thënë se duhet të jenë shqiptarët ata që të vendosin nëse vendi do të zotërohet nga krimi e korrupsioni apo nga njerëzit  normal.

“Jeni në një moment kritike të historisë tuaj, duhet të vendosni në çfarë rruge do të shkoni, përpara apo do të ecni pas. Kush do ta zotërojë vendin tuaj, do të jetë krimi i organizuar dhe oligarkët, apo do të jenë njerëzit normal që edhe kanë mundësinë për të zotëruar prona dhe për të zhvilluar prona dhe për tu bërë të pasur. Ju duhet ta vendosni.  A do të jetë rasti që të gjithë do të luftojmë për të gjetur lidhjet e veçanta në mënyrë që t’ja dilni apo të do të krijoni një sistem ku të gjithë janë të barabartë para ligjit. Ky është një çast i madh dhe unë besoj që ju duhet të bëni zgjedhjen e duhur, ashtu siç e keni bërë në çdo çast kritik”, tha ambasadorja Yuri Kim.