Kim letër krerëve të partive: Bëjuni vetting kandidatëve për deputetë! Jeni përgjegjës për ta

1 Shtator 2020, 15:06 | Përditesimi i fundit: 2020-09-01 15:09:35

TIRANË- Në prag të nisjes së përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim u ka nisur një letër krerëve të partive kryesore politike në Shqipëri, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Kim u ka kërkuar liderëve politik politike të mbajnë përgjegjësi për kandidatët për deputetë, që të mos preken nga ligji i dekriminalizimit. Letra, të cilën Shqiptarja.com disponon, mban datën 31 gusht, e formosur nga ambasadorja Yuri Kim.

Ambasadorja e SHBA iu sugjeron liderëve vetting të kandidatëve dhe të kualifikohen vetëm ata që respektojnë votuesit shqiptarë.